Sport

Guardilo pret fjalën e Declan Rice, për ta vazhduar apo lënë në betejën me Arsenalin!

Në luftën me Arsenalin për Declan Rice, Pep Guardiola i bëri një kërkesë të madhe anglezit.

25 Qershor 2023, 12:38 Nga DOSJA
Guardilo pret fjalën e Declan Rice, për ta vazhduar apo lënë

ANGLI - Pasi u përplasën gjatë gjithë sezonit në Premier League në garën për titull, Manchester City dhe Arsenali tani janë përballë njeri-tjetrit për ‘dosjen’ Declan Rice.

Të dyja skuadrat më të mira të Anglisë këtë vit dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e kapitenit të West Hamit, ku duket se janë ‘Qytetarët’ ata që kanë marrë epërsinë ditët e fundit. Megjithatë, Pep Guardiola do t'i kishte bërë një kërkesë të madhe palës të interesuar përpara se të niste sulmin. 

Në të vërtetë, sipas informacioneve të “Mirror”, tekniku spanjol do të ishte i vendosur të mundte ish-asistentin e tij, Mikel Arteta, për të rekrutuar mesfushorin 24-vjeçar.  Megjithatë, raportet e fundit shpjeguan, se lojtari kishte ende një preferencë për “Topçinjtë”, një destinacion që do t'i lejonte të qëndronte në Londër, ku lindi dhe ku krijoi një familje.

Prandaj, Guardiola dëshiron të jetë i sigurt se kapiteni i ‘Çekiçëve’ është i prirur për t'u bashkuar me skuadrën e Anglisë së Veriut përpara se të paraqesë një ofertë për fituesin e fundit të Conference League. 

Ndërsa ai tashmë ka refuzuar interesin e Bayern Munich për t'u bashkuar me Arsenalin, mesfushori Rice mund të shpallë sërish dëshirën e tij për t'u bashkuar me klubin londinez. Që më pas, do ta shtynte Guardiolën të mos bënte ofertë, ai që ka pasur gjithmonë reputacionin se nuk i detyron gjërat. Një trend, i cili nëse konfirmohet, mund të gëzojë Mikel Artetën, të “fiksuar” për ardhjen e vendasit londinez këtë verë. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll