Sport

Manchester City i ofron një kontratë të përmirësuar Bernardo Silvas për të shmangur largimin drejt Arabisë Saudite...

Manchester City nuk është i gatshëm të hapë tapetin e kuq për Bernardo Silvën dhe ta dorëzojë atë te Al Hilal, ndaj për këtë arsye i ka ofruar mesfushorit portugez një kontratë të re të përmirësuar për ta mbajtur atë në “Etihad”.

25 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA

Manchester City i ofron një kontratë të përmirësuar

ANGLI - Manchester City është afër përfundimit të një lëvizjeje të madhe transferimi, për të forcuar boshtin e tyre me nënshkrimin e Mateo Kovacic nga Chelsea.

Por, në të njëjtën kohë, kampionët rrezikojnë të humbasin një nga lojtarët më të rëndësishëm në ‘godinën’ që Pep Guardiola ka ndërtuar gjatë shtatë viteve të fundit: Bernardo Silvën.

Fillimisht, Barcelona ishte kërcënimi i madh, por tani kërcënimi më serioz vjen nga Arabia Saudite dhe planet ambicioze të skuadrave të këtij vendi, ku Al Hilal ka paraqitur një ofertë prej 87 milionë euro për mesfushorin portugez.

Megjithatë, City nuk do të rrijë duarkryq dhe do ta lërë të largohet Bernardo Silva, veçanërisht pasi vetë Pep Guardiola ka deklaruar se "ai është një nga lojtarët më të mirë që kam stërvitur në jetën time".

Sipas një raportimi në “The Times” sot, drejtuesit anglezë janë gati të luajnë kartën e tyre të fundit. Ata do t'i ofrojnë 28-vjeçarit një kontratë të re të përmirësuar për t'i treguar atij se sa shumë besojnë tek ai për sezonin e ri. Megjithatë, kjo nuk dihet se sa do të ndikojë…

Manchester City i ofron një kontratë të përmirësuar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll