Sport

“Messi japonez”, i preferuar nga trajneri Rudi Garcia për Napolin e ri...

Rudi Garcia mori kontrollin e Napolit për një kohë shumë të shkurtër por tashmë, janë paralajmëruar përforcime të skuadrës, ku përflitet ardhja e mundshme të një anësori xhepi.

25 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
“Messi japonez”, i preferuar nga trajneri Rudi Garcia për

ITALI - Pasi arriti të parakalonte konkurrencën, Rudi Garcia u vendos në stolin e Napolit për të zëvendësuar Luciano Spallettin. Jo një detyrë e lehtë për trajnerin francez, i cili do të duhet të ndjekë gjurmët e paraqitjeve të mëdha të Napolit sezonin e kaluar. 

Në mënyrë të pashmangshme, mercato e ardhshme premton të jetë veçanërisht e nxehtë për Napolin me disa lojtarë që mund të paketojnë valixhet si Kim Min-Jae, Victor Osimhen, por edhe Hirving Lozano.

Anësori meksikan është i lakmuar, veçanërisht nga Arabia Saudite dhe në mënyrë të pashmangshme, Napoli do të duhet ta zëvendësojë atë. Sipas informacioneve të “Gazzetta dello Sport”, një lojtar është në shënjestër të Napolit:

Takefusa Kubo, ish-zbulimi nga Real Madridi por edhe nga Barça, që prej kohësh ka trashëguar pseudonimin “Messi japonez”. Kubo (22), i cili shkëlqeu sezonin e kaluar te Real Sociedad, a do të kalojë te Napoli për të luajtur në Champions League nën drejtimin e Rudi Garcia? Për këtë duhet pritur… trajneri francez e preferon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll