Sport

Pas polemikave në Francë-Itali, UEFA vendos përdorimin e VAR-it në “Euro U-21"...

Pas polemikave të ashpra për gabimet në Francës-Italisë, UEFA njoftoi se do të fuste sistemin VAR nga çerekfinalet e Euro U-21. VAR-i do të përdoret edhe në faza të ndryshme, në të tre Kupat e Europës që do të nisin tani në korrik

25 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Pas polemikave në Francë-Itali, UEFA vendos përdorimin e VAR-it

ZVICER - VAR-i, i munguar gjatë fazës së grupeve të Euro Espoirs 2023 në Gjeorgji dhe Rumani, do të përdoret në fazat finale, duke nisur nga çereket, konfirmoi UEFA të premten. 

Një ditë më parë, në ndeshjen Francë-Itali (2-1), një gol, me shumë gjasa i vlefshëm italian, nuk u akordua në fund të ndeshjes. Mjaft për të nxitur zemërimin e ‘azzurrëve’ që do të kishin barazuar në 2-2.

Shtypi transalpin zbuloi, në mes të ditës, se për shkak të këtij gabimi të dukshëm të arbitrit, UEFA kishte vendosur të rifuste video asistencën nga çerekfinalet e kompeticionit.

“Për shkak të kërkesave të konsiderueshme logjistike të këtyre projekteve, është vendosur që zbatimi i VAR-it për Kampionatin Evropian U-21 të UEFA-s të nisë që nga çerekfinalja”,- shpjegon UEFA, duke specifikuar se i gjithë edicioni i Euro 2021 do të vazhdojë kështu. Ndeshjet në grupe janë zhvilluar pa asistencë video.

UEFA do të përdotë gjithashtu VAR-in gjatë raundeve kualifikuese të kupave të saj evropiane të klubeve këtë verë: "Në Champions League për të gjitha raundet kualifikuese, nga raundi i tretë kualifikues i Europa League dhe nga ‘play-off’-i i Conference League".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll