Sport

Onana gjithnjë e më larg nga Interi: gati të mbyllet me Manchester United

Portieri kamerunas drejt Premier League, 50 milionë euro plus bonuse për ‘zikaltrit’

25 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Onana gjithnjë e më larg nga Interi: gati të mbyllet me

ITALI - Andre Onana ka valixhet në dorë dhe pas humbjes së finales së Champions League në Stamboll, ai mund të mos i hapi valixhet për t'u kthyer në Milano te Interi, duke u nisur direkt në Mançester, por në bregun e ‘kuq’ të qytetit.

Mançester Junajtid është serioz dhe mbi të gjitha janë ata që konkretisht kanë lëvizur më shumë te lojtari, me një propozim prej 50 milionë euro plus bonuse për Interin.  Lamtumira është afër, Onana është zgjedhur nga Ten Hag, më parë trajneri i tij te Ajax, dhe kontaktet mes drejtuesve të klubit anglez dhe rrethit të portierit nuk kanë sjellë asnjë pengesë.

27-vjeçari, pas vetëm një sezoni në Inter, ku mbërriti si transferim i lirë nga Ajax, është gati të pranojë vendimet e Manchester United, e cila e identifikoi atë si trashëgimtarin e De Geas, duke mposhtur Chelsean, i cili, pavarësisht se ka lëvizur i pari, nuk ka bërë ndonjë përparim në javët e fundit.

Mendimi i Ten Hag, trajnerit të “Djajve të Kuq” dhe admirues i madh i Onanës që në ditët kur e kishte te Ajax, ishte vendimtar në përshpejtimin e Manchester United, por mbi të gjitha vendimi me të cilin drejtuesit anglezë donin të arrinin një marrëveshje me kamerunasin. Rreth 50 milionë euro për ‘zikaltrit’ plus bonuse në rrugë, një fitim i madh kapital që është pothuajse i domosdoshëm për buxhetin e Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll