Sport

Real Madridi bën një ofertë XXL për Kylian Mbappe, Parisi kërkon më shumë...

Real Madrid thuhet se i ka bërë një ofertë monstruoze PSG-së për Kylian Mbappé. Por Parisi do të kërkonte edhe më shumë.

25 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Real Madridi bën një ofertë XXL për Kylian Mbappe, Parisi

FRANCE - Edhe një herë nuk do t'i shpëtojmë. Ndërsa dukej se Kylian Mbappé do të vazhdonte te PSG vitin e ardhshëm, madje lojtari e kishte paralajmëruar edhe gjatë trofeve të UNFP-së, gjithçka ka ndryshuar që nga dërgimi i kësaj letre të famshme, ku ai u shpjegoi drejtuesve të tij se nuk kishte ndërmend ta zgjatte kontratë deri në vitin 2025.

Që atëherë, klubi kryeqytetas ka qenë i vendosur: ose zgjat kontratën, ose shitet këtë verë. Kjo nuk ka mjaftuar për ta bërë të ndërrojë mendje yllin francez, i cili publikisht nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar në Paris vitin e ardhshëm. Gjithsesi, kjo nuk do ta pengonte Real Madridin të përpiqej ta largonte atë nga Franca që këtë verë.

Një ofertë 220 milionë euro nga Reali?

Në të vërtetë, sipas informacioneve nga ‘El Debate’, Real Madridi i vetëdijshëm për boshllëkun e lënë nga Karim Benzema, do të ishte gati të bënte gjithçka për të përfituar shërbimet e sulmuesit francez që këtë verë. 

Për ta arritur këtë, Florentino Pérez madje do të kishte paraqitur një ofertë prej 220 milionë eurosh (200+20 bonus) për të bindur drejtuesit parizienë të heqin dorë nga xhevahiri i tyre. Por kjo ende nuk ka mjaftuar për PSG-në, e cila do të kërkonte një total prej 300 milionë eurosh (250+50) për të lënë kapitenin e skuadrës franceze të largohej. 

Real Madridi bën një ofertë XXL për Kylian Mbappe, Parisi

Në rast marrëveshjeje mes dy klubeve, ky i fundit do të nënshkruante një kontratë gjashtëvjeçare me ‘Merengue’, ku do të merrte një pagë vjetore neto prej 32 milionë euro dhe 65% të të drejtave të imazhit. Nëna e tij, Fayza Lamari, do të fliste me Realin për muaj të tërë dhe tashmë do të negocionte me emirin e Katarit, për ta përfunduar sa më shpejt këtë dosje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll