Aktualitet

Me radio policie dhe municione, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë. Bie në pranga pas denoncimit për kanosje

11 Tetor 2019, 10:47 Nga DOSJA
Me radio policie dhe municione, arrestohet 40-vjeçari në

TIRANË- Një 40-vjeçar ka rënë sot në prangat e Policisë, pasi ishte denoncuar se kishte kanosur një shtetas në Tiranë. Policia gjatë arrestimit dhe kontrollit në banesë i ka gjeutr atij materiale të ndaluara si radio policie, municione, armë e fishekë.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se 40-vjeçari ka pasur precedent të mëparshëm penal.

NJOFTIMI I PLOTË

Kanos një shtetas, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën disa fishekë luftarakë e zhurmues dhe një radio si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, shtetasin: N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarakë, shtatë fishekë zhurmues dhe një radio si ato të policisë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejeshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari policia tirane arrestohet 40 vjecari policia tirane

Sondazh

Poll