Sport

“Nuk jam dakord që të gjykohem për jetën time personale, me të bëj çfarë të dua”

Neymar ka folur për kritikat që ka marrë për jetën e tij personale dhe periudhën e tij të vështirë jashtë fushës për shkak të dëmtimit prej disa muajsh.

23 Qershor 2023, 18:48 Nga DOSJA
“Nuk jam dakord që të gjykohem për jetën time

BRAZIL - Neymar, në kuadër të një ankandi të organizuar nga fondacioni i tij, në Praia Grande, pranë Santos, foli për herë të parë pas shumë kohësh për gjithçka që po ndodh në jetën e tij.

Braziliani, i cili ishte jashtë fushës pas operacionit në kyçin e këmbës më 10 mars, ka dhënë një intervistë për kanalin brazilian “BandSports”, duke theksuar se abstinenca afatgjatë ishte e vështirë.

"Është e tmerrshme të humbasësh kaq shumë ndeshje, të dëmtohesh. Më pëlqen shumë të luaj, të jem në fushë. Kur kjo nuk ndodh, qoftë edhe në një ndeshje është e vështirë. Pra imagjinoni kur zgjat 4-5 muaj!

Është e tmerrshme. Me mungon. Unë kam lindur për këtë, për të luajtur futboll”,- tha 31-vjeçari i cili më pas iu referua kritikave dhe komenteve që merr për jetën e tij personale.

"Unë kurrë nuk i shmang përgjegjësitë e mia. Përkundrazi. Vazhdoj të rrah gjoksin duke thënë: Vazhdo, mund të vazhdosh. Unë e di talentin tim, e di se çfarë jam i aftë. Futbolli nuk është një sport individual.

Nëse do të ishte individuale do t'i kisha arritur tashmë të gjitha objektivat e mi, por nuk është kështu. Sa i përket kritikave jashtë fushës, ndonjëherë nuk jam dakord, sepse ka të bëjë me jetën time personale dhe unë bëj atë që dua”.

Në të njëjtën kohë, ai përmendi edhe dëshirën e tij për t'u rikthyer te Santos: "Natyrisht, ëndërroj të luaj përsëri te Santos. Shpresoj se mund të ndodhë. Por, do të shohim, futbolli është një kuti surprizash",- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll