Sport

Ndërkombëtari senegalez Pape Cisse, mosmarrëveshje ligjore me ish-gruan…

Ndërkombëtari senegalez, Pape Cisse, është në një mosmarrëveshje ligjore me ish-bashkëshorten e tij për pensionin ndaj fëmijëve.

23 Qershor 2023, 18:36 Nga DOSJA
Ndërkombëtari senegalez Pape Cisse, mosmarrëveshje ligjore me

SENEGAL - Lojtari i kombëtares senegaleze, Pape Cisse, kishte probleme me ish-bashkëshorten e tij, të cilat u zgjidhën në sallat e gjyqit.

Sipas medias vendase “Seneweb” futbollisti dhe ish-bashkëshortja e tij, Jihan Sahara, ishin ndarë me pëlqim të përbashkët në vitin 2019.

Kujdestaria e vajzës së tyre i është caktuar Saharasë, ndërsa futbollistit i është dashur të kujdeset për edukimin dhe ushqimin e fëmijës, duke paguar shumën prej 1.526 euro në muaj.

Mirëpo qendërmbrojtësi 29-vjeçar nuk ishte aktiv që janari 2023 dhe sipas publikimit, ai ndaloi së paguari shumën e pensionit në muajt e fundit.

Kështu, ish-bashkëshortja e senegalezit shkoi në gjykatë për të zgjidhur çështjen konkrete. Në gjyqin e zhvilluar të mërkurën e kaluar, pala e ish-gruas ka kërkuar që të paguhet shuma prej 9.156 euro , ndërsa pala e futbollistit ka propozuar që pagesa të bëhet në gjashtë këste të barabarta.

Diçka që nuk u pranua nga nëna e fëmijës, pasi ajo argumentoi se shuma që detyrohet të paguajë mbrojtësi ndërkombëtar është më se komode.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll