Sport

Fernando Alonso: "Për sa kohë që po argëtohem, pse duhet të them lamtumirë?"

Fernando vazhdon të dërgojë mesazhe për zgjatjen e karrierës së tij përtej vitit 2024

23 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Fernando Alonso: "Për sa kohë që po argëtohem, pse

SPANJE - Sa herë që ngjitet në podium, Fernando Alonso duket se rimbush ‘tankun’. Euforia pas arritjes së gjashtë podiumeve në tetë garat e para u vu re sërish në Kanada, ku asturiani la një tjetër të dhënë për të ardhmen e tij dhe datën e lamtumirës të pa përcaktuar ende.

"Gjithçka po shkon mirë. Për të qenë i sinqertë, nuk mund të kujtoj një moment tjetër në karrierën time, në të cilin kam pasur aq shumë besim në një ekip, apo një projekt sa tani," tha ai pas testit të Montreañ në Sky Sports F1.

Alonso: "Kam ende shumë për të bërë në F1"

“Meqenëse ky është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, nuk e di nëse do të jem këtu kur skuadra të jetë gati për të fituar (Kupën e Botës)... Por gjithmonë e kam parasysh të jem aty, sepse për sa kohë që ndihem mirë të argëtohem, do të vazhdojë. Pse duhet të ndaloj? Tani për tani po argëtohem”,- rrëfen sinqerisht Fernando, duke lënë të kuptohet sërish se dëshiron të rinovojë me Aston Martin pas vitit 2024, kur i skadon kontrata teorikisht. Larg ta shohë 2024-ën si një objektiv të afërt, Fernando mendon për të ardhmen si një nxitje.

"Mendoj se ka ende shumë për të bërë. Dua të fitoj një garë këtë vit... Makina po shkon në drejtimin e duhur, ndaj mendoj se do të ketë më shumë mundësi",- thotë Fernando i emocionuar.

Alonso mbush 42 vjeç këtë 29 korrik, por larg nga të qenit një pengesë, ai po mendon të zgjasë sa më shumë karrierën e tij në F1, pa një datë të caktuar për të thenë lamtumirë! Ai mund të ishte edhe 45 vjeç në kategorinë më të lartë të motorsportit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll