Sport

Arsyeja befasuese e Ronaldos!... I kërkoi kameramanit të mos e filmonte nga afër

Cristiano Ronaldo, gjatë intervistës së tij, i kërkoi një kameramani që të mos e filmonte nga shumë afër. Arsyeja e yllit portugez ishte befasuese.

23 Qershor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Arsyeja befasuese e Ronaldos!... I kërkoi kameramanit të mos e

ISLANDE - Cristiano Ronaldo, pas ndeshjes së Portugalisë ndaj Islandës (1-0), në kuadër të fazës kualifikuese të “Euro 2024”, ku arriti në 200 ndeshje me kombëtaren e tij, superylli portugez ka dhënë një intervistë.

Ronaldo vendosi të hyjë në rolin e regjisorit, duke i dhënë udhëzime operatorit se ku duhet të vendoset kamera. E gjithë kjo për të mos treguar rrudhat e futbollistit në fytyrë, siç ka deklaruar edhe vetë.

Në veçanti, teksa grupi televiziv po vendoste pajisjet për intervistën e drejtpërdrejtë të sulmuesit të Al Nassr, Ronaldo i bëri edhe komentin e mëposhtëm operatorit: "Jo shumë nga afër, se ka shumë rrudha"...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll