Sport

Shkëlqen Luiza Gega në Poloni, medalje ari në garën e 3000 m/p dhe rekord kombëtar…

Luiza Gega triumfon sërish në Kampionatin Ekipor të Atletikës. Atletja shqiptare po vijon me rrugën e suksesit, duke përmirësuar një tjetër rekord dhe duke koleksionuar një tjetër medalje ari

22 Qershor 2023, 20:21 Nga DOSJA

Shkëlqen Luiza Gega në Poloni, medalje ari në garën e 3000

POLONI - Në lojërat olimpike që po zhvillohen në Poloni, atletja e shquar Luiza Gega ngriti sërish lart flamurin shqiptar, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, pasi dominoi në garën 3000 metra me pengesa.

Gega e mbylli garën në kohën 9:17.31, duke e kaluar vijën e e finishit, 30 sekonda me shpejtë se ndjekësia e saj me e afërt. Rezultat ky tejet i mirë për atleten shqiptare, që tashmë në kuptimin e plotë të fjalës nuk po njeh më rivale në Europë, pasi po tregon që ndodhet në super formë, pasi po dominon në të gjitha garët që merr pjesë.

Shkëlqen Luiza Gega në Poloni, medalje ari në garën e 3000

Me këtë medalje, Luiza Gega, bëhet kështu sportisjta shqiptare me më shumë trofe. Por njëkohësisht, atletja shqiptare me kohën e arritur ka përmirësuar dhe rekordin e kampionatit, që mbajhej nga një atlete ruse.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll