Sport

Georgina dhe Ronaldo tregojnë pushimet e tyre në jaht (FOTO)!

Pasi zhvilloi ndeshjen e tij të 200-të me përfaqësuesen portugeze Ronaldo fillon pushimet me familjen.

22 Qershor 2023, 19:06 Nga DOSJA

Georgina dhe Ronaldo tregojnë pushimet e tyre në jaht (FOTO)!

PORTUGALI - Pasi ishte në shërbim të Kombëtares - dhe shënoi një gol kundër Islandës të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian Gjermani 2024, në ndeshjen ku regjistroi  ndeshjen e tij të 200-të - Cristiano Ronaldo është me pushime me Georgina Rodríguez dhe fëmijët. Çifti ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale ku shfaqen në një jaht sëbashku me fëmijët.

Sulmuesi i Al Nassr po shijon këto ditë larg Arabisë Saudite ku luan, ndërkohë që skuadrave të kampionatit ku ai aktivizohet i janë shtuar yjet tashmë pasi klubet arabe po mësyjnë drejt Europës për të marrë sa më shumë emra të mëdhej të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll