Sport

VIDEO/ Ruben Diaz, "truproja" i yllit portugez Cristiano Ronaldo në Islandë!

Cristiano Ronaldo ka truprojën e tij personale në kombëtaren e Portugalisë, që nuk është askush tjetër veçse futbollisti i Manchester City, Ruben Diaz.

22 Qershor 2023, 19:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Ruben Diaz, "truproja" i yllit portugez Cristiano Ronaldo

ISLANDE - Ruben Diaz u bë truproja personal i Cristiano Ronaldos, pasi e mbrojti atë nga një tifoz që pushtoi fushën dhe po shkonte drejt sulmuesit portugez.

Në ndeshjen e Portugalisë kundër Islandës (1-0), në të cilën Cristiano Ronaldo arriti 200 ndeshje për kombëtaren e tij, një tifoz hyri në fushë, duke u nisur drejt 38-vjeçarit.

Në veçanti, menjëherë pas golit të sulmuesit të Al Nassr, një tifoz u fut në fushë, por nuk mundi të arrinte te Cristiano Ronaldo.

Kjo pasi qendërmbrojtësi i Manchester City, Ruben Dias tregoi reflekse të pabesueshme si ‘bodyguard’, duke e frenuar tifozit para se të mbërrinte te CR7.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll