Sport

Shqipëria bëhet me tre arbitra të kategorisë më të lartë të UEFA-s, mes tyre edhe një arbitre femër

Arbitrat e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Europian apo kampionati Botëror.

22 Qershor 2023, 22:29 Nga DOSJA

Shqipëria bëhet me tre arbitra të kategorisë më të

TIRANE - Pas Enea Jorgjit edhe dy arbitra të tjerë shqiptarë janë promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë. Bëhet fjalë për arbitra Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta, të cilët tani e tutje mund të gjykojnë ndeshje të nivelit më të lartë në kompeticionet europiane.

Më konkretisht Xhaja dhe Rusta kanë tashmë të drejtën të arbitrojnë në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Shqipëria bëhet me tre arbitra të kategorisë më të

Arbitrat e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Europian apo kampionati Botëror.

Në dhjetor të vitit 2021 ishte Enea Jorgji ai që u përfshi në Kategorinë e Parë të arbitrave, ndërsa së bashku me Juxhin Xhajën (meshkuj) dhe Emanuela Rusta (femra) shkon në tre numri i arbitrave shqiptarë në këtë kategori.

Shqipëria bëhet me tre arbitra të kategorisë më të

Aktualisht, arbitri Juxhin Xhaja është i impenjuar në finalet e Kampionatit Europian për moshat U-21 qe ka nisur dy ditë më parë e që luhet në Rumani & Gjeorgji, ku do të jetë vetëm në rolin e arbitrit të 4-t, ndërsa në muajin korrik ai do të jetë prezent në finalet e Kampionatit Europian U-19, që do të zhvillohet në Maltë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll