Sport

Dani Alves: “Qava kur dëgjova fjalët e Xavi-it, dua t’i them faleminderit!”…

Alves në intervistën që ka dhënë nga burgu, i është referuar asaj çfarë kishte thënë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez për burgosjen e brazilianit.

22 Qershor 2023, 20:37 Nga DOSJA

Dani Alves: “Qava kur dëgjova fjalët e Xavi-it, dua t’i

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi, i ishte referuar burgosjes së Dani Alves për rastin e ngacmimit seksual të 23-vjeçares, duke deklaruar se ishte i shokuar për brazilianin.

"Jam i shokuar, i shokuar. Absolutisht i tronditur. Është çështje drejtësie dhe ajo do të vendosë. Nuk mund të hyjmë në një debat për atë që ndodhi. Sa për Danin, ndihem shumë keq për të. Jam në shok. Nuk mund të them më shumë”,- kishte thënë trajneri kur u arrestua braziliani.

Alves, në intervistën që i dha “La Vanguardia” nga burgu, ndër të tjera iu referua Xavit: “Xavi është miku im, një shok i përjetshëm, nuk i ka menduar pasojat kur ka bërë këto deklarata. Kur e dëgjova, qava. Do të më pëlqente ta merrja në telefon dhe t'i thoja:

"Faleminderit, faleminderit, por mos e bëj më kurrë këtë. Mos thuaj asgjë. Të lutem më harro, unë do të kujdesem për veten, mos u shqetëso,"- është shprehur Alves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll