Sport

Dzeko largohet nga Interi, kalon në kampionatin turk…për 4 milionë euro në vit!

Futbollisti 37-vjeçar boshnjak ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën turke

23 Qershor 2023, 08:03 Nga DOSJA
Dzeko largohet nga Interi, kalon në kampionatin turk…për 4

ITALI - Edin Dzeko do të vazhdojë karrierën në Fenerbahce. Sulmuesi i madh boshnjak që tani është 37 vjeç është liruar nga Interi dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën turke. 

Dzeko do të marrë 2 milionë euro për çdo vit të kontratës dhe një tjetër si bonus nënshkrimi.
37-vjeçari luajti dy vite te Interi, ku pati 101 paraqitje, 31 gola dhe 15 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll