Sport

Leo Messi këshillon Mbappen para largimit: “Nëse do të shkosh te Real Madridi, bëje!”

Lionel Messi raportohet se i ka dhënë Kylian Mbappes këshilla për t'u larguar nga Paris Saint-Germain për te Real Madrid, sipas një raporti të cituar nga “Daily Mail”.

22 Qershor 2023, 19:32 Nga DOSJA

Leo Messi këshillon Mbappen para largimit: “Nëse do të

SPANJE - Leo Messi u largua nga Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund një partneriteti që nuk funksionoi. 

Në fund të fundit, argjentinasi ishte “delja e zezë” për tifozët parizienë që nuk e miratuan atë edhe në lamtumirën e tij, ndërkohë që kampioni i botës, Leo Messi që do ta vazhdojë karrierën e tij në SHBA dhe Inter Miami.

Megjithatë, thuhet se përpara se të largohej nga Parisi, ylli 36-vjeçar argjentinas i ka dhënë francezit Kylian Mbappe disa këshilla për të ardhmen e tij.

Kështu sipas raportimeve të cituara si nga “Goal” dhe “Daily Mail”, Leo Messi e ka shtyrë francezin 24-vjeçar të transferohet te Real Madridi, duke lënë përgjysmë projektin e Parisit.

“Unë do të preferoja që të shkoje te Barcelona, por nëse doni të shkoni te Real Madridi, bëjeni! Ju meritoni një projekt të vërtetë fitues”,- dyshohet se janë fjalët e argjentinasit drejtuar  Mbappe, i cili, megjithatë, tashmë i ka njoftuar parizienët se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën deri në vitin 2025.

Leo Messi këshillon Mbappen para largimit: “Nëse do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll