Sport

Befason LeBron James! Legjenda dukej më shumë si reper, sesa një yll basketbolli në sfilatën e Louis Vuitton në Paris

Ylli i NBA-së dallohet edhe për imazhin e tij stilistik jashtë fushave të basketbollit

22 Qershor 2023, 18:27 Nga DOSJA
Befason LeBron James! Legjenda dukej më shumë si reper, sesa një

FRANCE - Krahas performancës sportive, LeBron James shquhet edhe për zgjedhjet e tij stilistike, gjë për të cilën është kujdesur ta konfirmojë këtë imazh edhe me praninë e tij në sfilatën e Louis  Vuitton në Paris.

Siç shihet në videot dhe fotot nga spektakli në kryeqytetin francez të mërkurën mbrëma, ylli i NBA-së kornizat e syzeve i kishte veshur me diamante, por ajo që ra në sy ishte zgjedhja e tij për t'i përshtatur ato me një protezë diamanti!

Ashtu siç komentuan shumë, zgjedhja stilistike e bëri LeBron James të dukej më shumë si një reper sesa një yll basketbolli në sfilatën e Parisit.

Shikoni LeBron James në shfaqjen e Luis Vuitton:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll