Bota

Finlandë/ Konservatori Petteri Orpo zgjidhet kryeministër

Partia ka premtuar një ndryshim paradigme në politikën e migracionit të Finlandës, duke përfshirë forcimin e rregullave për bashkimet familjare dhe uljen e kuotës së refugjatëve në 500 individë në vit.

20 Qershor 2023, 15:12 Nga f.i
Finlandë/ Konservatori Petteri Orpo zgjidhet kryeministër
Petteri Orpon

FINLANDË- Parlamenti i Finlandës ka zgjedhur Petteri Orpon si kryeministër. Mediat e huaja shkruajnë se një shumicë e ligjvënësve në seancën vjetore të Helsinkit votuan në favor të ish-ministrit te Financave Orpo për t’u zgjedhur kryeministër, pas zgjedhjeve të prillit që rrëzuan Sanna Marin, udhëheqësen socialdemokrat.

Orpo pason Marin, e cila shërbeu si kryeministre e vendit që nga dhjetori 2019. Orpo, 53 vjeç, është kryetar i Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë (NCP).

Partia ka premtuar një ndryshim paradigme në politikën e migracionit të Finlandës, duke përfshirë forcimin e rregullave për bashkimet familjare dhe uljen e kuotës së refugjatëve në 500 individë në vit.

petteri orpo finlande

Sondazh

Poll