Bota

Escobar dhe Lajçak në SHBA: Jemi shumë të shqetësuar për situatën në Veri! Mund të shndërrohet në konflikt rajonal

Në të njejtën linjë ishte edhe emisari evropian Lajçak i cili tha se kërkon që situata e tensioneve të ulet dhe palët të rikthehen në dialog.

20 Qershor 2023, 15:23 Nga a.l
Escobar dhe Lajçak në SHBA: Jemi shumë të shqetësuar
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës. Gjatë takimit në SHBA, Escobar tha se situata mund të shndërrohet në një konflikt rajonal. 

“Jam shumë i brengosur, ka mundësi që të shndërrohet në konflikt rajonal”, tha Escobar. 

Në të njejtën linjë ishte edhe emisari evropian Lajçak i cili tha se kërkon që situata e tensioneve të ulet dhe palët të rikthehen në dialog. Ai gjithashtu ritheksoi rëndësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja ku duhet të marrin pjesë edhe serbët. 

“Situata është kritike dhe ne duhet të diskutojmë hapat e ardhshëm. Situata është shume e tensionuar dhe unë jam i brengosur nuk mund ta fsheh këtë. Ne duam që njerëzit të largohen nga rrugët, të rikthehemi në dialog dhe të kemi zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve pa kushte”, tha Lajçak.

Të pyetur rreth rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, Escobar tha edhe nëse ata janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë. Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku.

Escobar dhe Lajçak përmendën sërish tre kërkesat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja. 

gabriel escobar miroslav lajcak

Sondazh

Poll