Sport

ZYRTARE/ Federata e Futbollit të Kosovës shkarkon trajnerin Alain Giresse...

Alain Giresse është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kosovës, pas humbjes 2-1 ndaj Bjellorusisë.

20 Qershor 2023, 13:44 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Federata e Futbollit të Kosovës shkarkon trajnerin Alain

KOSOVE - Në një publikim në faqen zyrtare FFK ka bërë me dije se palët kanë rënë dakord të ndërpresin bashkëpunimin.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin, që me marrëveshje të dyanshme me trajnerin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri te ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1-2).

Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar,”- bën me dije federata e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll