Sport

“Euro 2024”/ Mbyllet 'cikli' i muajit qershor, sot 11 ndeshjet e fundit…

Sot do të luhen ndeshjet e fundit të muajit qershor për kualifikueset e Europianit. Në orën 20:45 do të zhvillohen 11 ndeshje, në të cilat mund të përcaktohet shumë për fatet e kualifikuesve të “Euro 2024”.

20 Qershor 2023, 12:26 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Mbyllet 'cikli' i muajit qershor, sot 11

TIRANE - Në grupin ‘E’, veç Shqipërisë, që do të luajë ndaj Ishujve Faroe në transfertë, do të luhet edhe takimi Moldavi-Poloni, aty ku kuqezinjtë shpresojnë në një hap fals të skuadrës së Lewandovskit.

Austria do të presë në shtëpi skuadrën e Suedisë, ndërkohë që Belgjika udhëton në Estoni për transfertë estoneze. Portugalia e Ronaldos ka një takim delikat në transfertë ndaj Islandës, ndërkohë që Halaand me Norvegjinë e tij do të presin në shtëpi Qipron.

Ja dhe ndeshjet e sotme:

Grupi A
20:45 Norvegji - Qipro
20:45 Skoci - Gjeorgji

Grupi E
20:45 Ishujt Faroe - Shqipëri
20:45 Moldavi - Poloni

Grupi F
20:45 Austri - Suedi
20:45 Estoni - Belgjikë

Grupi G
20:45 Bullgari - Serbi
20:45 Hungari - Lituani

Grupi J
20:45 Bosnje Hercegovinë - Luksemburg
20:45 Islandë - Portugali
20:45 Lihtenshtejn - Sllovaki

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll