Sport

Ndryshon ‘klima’ te Paris SG, Neymar dhe Verratti të preferuarit e Luis Enriques...

E ardhmja e Neymar dhe Marco Verratti ndryshon në mënyrë spektakolare këtë të hënë!

20 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA
Ndryshon ‘klima’ te Paris SG, Neymar dhe Verratti të

FRANCE - Tani që ndeshjet ndërkombëtare po përfundojnë, mercatoja verore do të mund të zërë vendin e saj dhe padyshim, që PSG është në vijën e parë. 

Çështja e trajnerit duket e zgjidhur, kështu që Parisi do të jetë në gjendje të përcaktojë organikën e skuadrës për sezonin e ardhshëm, midis rekrutimeve dhe largimeve. Kush do të paketojë valixhet gjatë verës? Neymar dhe Marco Verratti, prej disa javësh, janë përmendur si të larguar të mundshëm, teksa Arabia Saudite i ka patur sytë tek ata.

Veç “L’Equipe”, këtë të hënë në mbrëmje, zbulon një bombë të vërtetë mbi këtë temë. Sa i përket Neymarit, e përditshmja siguron që emërimi i Luis Enrique të riorganizojë plotësisht kartat. I kënaqur së pari me ardhjen e tij, numri 10 brazilian do ta shihte veten duke vazhduar aventurën pariziane me ish-trajnerin e tij te Barça. 

E njëjta situatë është edhe për Marco Verrattin. Mesfushori italian do ta kishte besuar privatisht dëshirën e tij për të mos u larguar nga PSG gjatë verës. Prandaj, klubi kryeqytetas do të duhet t'i integrojë këta dy yje në projektin e tij të lojës. “Klima” te PSG-ja duket ka ndryshuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll