Sport

Arushi ‘Tedi’, maskoti zyrtar i “Euro 2024”!

Ndërsa “Euro 2024” hap dyert vitin e ardhshëm, Gjermania ka zbuluar zyrtarisht maskotin e këtij eventi!

20 Qershor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Arushi ‘Tedi’, maskoti zyrtar i “Euro 2024”!

GJERMANI - Nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, “Euro 2024” do të zhvillohet në disa qytetet të Gjermanisë. Një kompeticion që po afrohet, teksa kualifikimet janë ndezur dhe disa favoritë që tashmë po skicohen si pretendentë, si skuadra e Francës dhe Anglisë, të cilët aktualisht po arrijnë pikë të plota në grupet e tyre.

Një vit nga starti i eventit, tani e dimë zyrtarisht maskotin e “Euro 2024”! Është ‘Tedi’, një arush pelushi shumëngjyrësh, që ngre Kupën dhe do të jetë një nga yjet e europianit të ardhshëm.

Arushi ‘Tedi’, maskoti zyrtar i “Euro 2024”!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll