Sport

Inter Miami një dhuratë befasuese për yllin argjentinas Leo Messi!...

Lionel Messi do të jetojë një aventurë të re me Inter Miami dhe klubi nga Florida sapo i ka bërë një dhuratë të bukur yllit argjentinas.

20 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA

Inter Miami një dhuratë befasuese për yllin argjentinas Leo

SHBA - Më 7 qershor, Lionel Messi i dha fund një serie disa mujore. Sulmuesi argjentinas, në mikrofonin e shtypit spanjol, zyrtarizoi synimin e tij për t'u bashkuar me Inter Miami, pasi mendoi një rikthim në Barça dhe mori një ofertë të madhe nga Arabia Saudite. 

Që nga ky njoftim, asgjë nuk është zyrtarizuar, por nuk ka dyshim se Lionel Messi tashmë do të eksportojë talentet e tij në MLS.

Dhe padyshim, klubi i tij i ardhshëm po bën gjithçka për t’i krijuar kushte sa më të mira yllit argjnetinas. Ditët e fundit, disa media kanë përmendur tashmë ardhjen e Sergio Busquets, i cili duhet të zbarkojë në klubin nga Florida, ku do të gjejë mikun e tij Leo Messi. 

Por kjo nuk është e gjitha, pasi gazetari i medias argjentinase ‘TyC Sports’, César Luis Merlo, njoftoi orët e fundit, se Inter Miami kishte arritur një marrëveshje me Tata Martinon për të ardhur të ulet në stol nga korriku. 

Martino, trajneri argjentinas, të cilin Messi e njeh mirë se e kishte në stolin e Barcelonës gjatë sezonit 2013-14 dhe që ka një lidhje të veçantë me Newell's Old Boys, klubin e zemrës së ‘Pleshtit’. Me fjalë të tjera, një mbërritje e porositur...

Inter Miami një dhuratë befasuese për yllin argjentinas Leo

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll