Sport

Humbi me SHBA-në! Shkarkohet trajner i kombëtares së Meksikës…

I emëruar trajner i Meksikës menjëherë pas Kupës së Botës 2022, Diego Cocca u shkarkua nga posti i tij të hënën.

20 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA

Humbi me SHBA-në! Shkarkohet trajner i kombëtares së

MEKSIKE - Diego Cocca kishte zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në krye të Meksikës. Ish-lojtari argjentinas (51), i emëruar pas Kupës së Botës 2022 dhe largimit të Gerardo Martinos, u shkarkua nga posti i tij të hënën. 

Federata Meksikane e bëri të ditur këtë në një njoftim për shtyp, tre ditë pas humbjes së ‘El Tri’ kundër Shteteve të Bashkuara (3-0) në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve CONCACAF.

Kjo ishte humbja e parë për Cocca, i cili kishte tre fitore, tre barazime dhe një vend të tretë në këtë Ligë të Kombeve. Identiteti i trajnerit të ri nuk është bërë i ditur.

Federata Meksikane njoftoi edhe largimin e Rodrigo Ares de Parga, drejtor i ekipeve kombëtare.  Jaime Lozano, deri tani në krye të kombëtares olimpike meksikane, është shpallur drejtor teknik i përkohshëm.

Humbi me SHBA-në! Shkarkohet trajner i kombëtares së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll