Sport

Një korean për ta lidhur me Benzema, tjetër çmenduri e sauditëve të Al Ittihad

Karim Benzema sapo ka zbritur në Arabinë Saudite, mirëpo klubi i tij dëshiron t’i gjejë një tjetër partner francezit për të evoluar përkrah tij!

20 Qershor 2023, 12:40 Nga DOSJA
Një korean për ta lidhur me Benzema, tjetër çmenduri e

ARABIA SAUDITE - Duke qenë se sezoni i klubeve ka përfunduar dhe lajmet e planetit të futbollit kanë kaluar te transfertat, nuk kalon ditë që Arabia Saudite të mos ndezë thashethemet me një dosje totalisht të çmendur. 

Karim Benzema ishte një nga hitet e mëdha të sauditëve me nënshkrimin e tij në Al Ittihad, ndërsa shumë lojtarë të tjerë të konfirmuar duhet të zbresin. Por orët e fundit, ESPN ka zbuluar ofensivën për një yll të vërtetë botëror!

Sipas informacioneve nga mediat angleze, është sulmuesi korean i Tottenham, Heung-Min Son, i cili tashmë është në shënjestër të Arabisë Saudite. Al-Ittihad, ku Benzema do të performojë, do të ëndërronte ta lidhte atë me Son.

Për këtë ata do të ishte i gatshëm të hidhnin 70 milionë euro në tryezë për Tottenhamin, përveç një kontrate përrallore prej 30 milionë eurosh në sezon për koreano-jugorin. 

Problemi, Tottenham, i cili rrezikon të humbasë edhe Harry Kane këtë verë, nuk do të ishte aspak i prirur për të negociuar për momentin. Qëndrim i vërtetë përfundimtar apo mënyrë shumë e mirë për të ngritur aksionet, do të mësohet javët e ardhshme...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll