Sport

Ndryshe nga sa u tha, Steven Gerrard e refuzoi ofertën e klubit saudit

Ish-lojtari i kombëtares angleze, Steven Gerrard, pretendon se ka refuzuar postin e trajnerit të Ettifaq FC në Arabinë Saudite.

20 Qershor 2023, 12:20 Nga DOSJA
Ndryshe nga sa u tha, Steven Gerrard e refuzoi ofertën e klubit saudit

ANGLI - Gjërat kanë ndryshuar. I njoftuar nga ana e klubit saudit Etiffaq FC, Steven Gerrard nuk do të jetë trajner për momentin në mbretërinë saudite. 

Nëse ai nuk përmendi emrin e klubit në fjalë, legjenda e Liverpool-it pranoi në Channel 4 se ai kishte marrë një ofertë të tillë: "Unë u ftova atje, për të studiuar një ofertë të mundshme".

“Unë e analizova këtë për disa ditë. Por, kam vendosur që unë nuk do ta pranoj këtë ofertë ”,- shtoi ish-trajneri i Rangers dhe Aston Villa, i cili ka qenë i lirë që kur u shkarkua nga klubi nga Birmingham tetorin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll