Bota

Shpërthim me molotov pranë një shkolle në Mitrovicën e Veriut, Policia: Nuk ka të lënduar as dëme materiale

Gjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova e Shqipëria.

19 Qershor 2023, 22:16 Nga a.l
Shpërthim me molotov pranë një shkolle në Mitrovicën e
Shpërthim në Mitroviën e Veriut

KOSOVË- Një shpërthim është raportuar mbrëmjen e sotme mbrapa Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicë të Veriut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se një shok-bombë ka shpërthyer në rrugë.

“Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar shkurt ai.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Serbët lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve, ndërsa kanë tentuar të hyjnë me dhunë në objektet komunale.

Gjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova e Shqipëria. Ndërsa ditë më parë, forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll