Bota

'I ngujuar' në zyrë për gati 1 muaj/ Kryetari i Leposaviç, GATI kabinetin e tij, emëron 4 drejtorë

 Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valon Peci e Arjeta Tahiri, kanë marrë udhëheqjen e disa dikastereve komunale.

19 Qershor 2023, 21:59 Nga a.l
'I ngujuar' në zyrë për gati 1 muaj/ Kryetari i
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi prej pothuajse 30 ditësh është izoluar në zyrën e tij. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar atë të vijojë me punët që i atribuoen detyrës së tij, teksa ka plotësuar kabinetin. 

Hetemi ka emëruar katër drejtor të drejtorive komunale. Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valon Peci e Arjeta Tahiri, kanë marrë udhëheqjen e disa dikastereve komunale. Ata duhet të ushtrojnë detyrat e tyre nga zyrat në fshatin Bishtricë,  që prej kohësh shërben si zyrë e gjendjes civile.

Njësoj kanë vepruar edhe  komunarët e rinj të Zveçanit e Zubin Potokut. Në të dy komunat janë emëruar pothuajse shumica e drejtorëve, si dhe të hënën janë pajisur me vulën e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, funksionin e tij po e ushtron nga ky objekt në fshatin Çabër.

“Problemi është tek kapacitetet e zyreve. Ne kemi disa zyre, të kryetarit dhe disa që punojnë këtu, por nuk i kemi të gjitha. Nga 15 drejtori që i kemi, 13 i kemi zgjedhur dhe kemi probleme me hapësira”, ka thënë Zeqiri.

Një problem tjetër është buxheti i bllokuar. 

lulzim hetemi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll