Bota

'Vuajnë nga ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv'/ STUDIMI: Për më shumë se 5 vite radhazi, 2 mln njerëz në Angli përdorën antidepresantë

Po ashtu në raport theskohet se, më shumë se tetë milionë njerëz në Angli që marrin antidepresantë që përdoren për të trajtuar gjendjet, vuajnë nga depresioni, ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

19 Qershor 2023, 21:36 Nga a.l
'Vuajnë nga ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv'/
Antidepresant

ANGLI- Një studim nga Universiteti i Bristolit në Angli, zbulon se dy milionë njerëz kanë marrë ilaçe kundër depresionit për pesë vjet. Raporti vlerëson se recetat vitet e fundit janë rritur ndjeshëm, një prirje që mendohet se pasqyron presionet pandemike.  

Studimi ka përdorur, të dhëna për mbi 200,000 njerëz dhe zbulon gjithashtu se përdorimi afatgjatë i antidepresantëve mund të dyfishojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Po ashtu në raport theskohet se, më shumë se tetë milionë njerëz në Angli që marrin antidepresantë që përdoren për të trajtuar gjendjet, vuajnë nga depresioni, ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Një zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Psikiatrit tha se përdorimi afatgjatë i ilaçeve kundër depresionit duhet të konsiderohet vetëm për njerëzit që kanë depresion të përsëritur dhe rikthime të përsëritura e të rënda pas ndalimit të antidepresivëve. 

Marrë dhe përshtatur nga Thetimes.co.uk. 

depresion

Sondazh

Poll