Bota

Nuk i lejojnë të kalojnë në Serbi nga Jarina, serbët bllokojnë kamionët nga Kosova

Pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, Kosova ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe kamionëve serb në Kosovë për shkaqe sigurie.

19 Qershor 2023, 20:18 Nga a.l
Nuk i lejojnë të kalojnë në Serbi nga Jarina, serbët
Kamionët

KOSOVË- Kamionët që kalojnë nga pika e Jarinjës në Serbi janë bllokuar nga disa qytetarë serbë. Sipas mediave kosovare, rreth orës 19:00, disa shoferë serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po lejojnë kalimin e kamionëve me targa të Kosovës të shkojnë në Serbi.

Pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, Kosova ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe kamionëve serb në Kosovë për shkaqe sigurie. Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.

Poashtu Policia e Kosovës njoftoi të hënën se është arrestuar një pjesëtar i kmunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve. Sipas policisë, i arrestuari që u identifikua me inicialet U.V., është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Ky është personi i tretë i arrestuar brenda tre ditëve për sulm ndaj gazetarëve në komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll