Bota

Shefi i OKB-së: Sudani po shkon drejt shkatërrimit dhe vdekjes

Ushtria sudaneze, e udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, që nga 15 prilli po lufton me forcat paraushtarake të komanduara nga ish-zëvendësi i tij Mohamed Hamdan Daglo, pasi të dy ranë në një luftë të ashpër për pushtet.

19 Qershor 2023, 21:56 Nga a.l
Shefi i OKB-së: Sudani po shkon drejt shkatërrimit dhe vdekjes
Antonio Guetteres

Shefi i OKB-së, Antonio Guetteres tha se Sudani po shkon drejt vdekjes dhe shkatërrimit, teksa u kërkoi donatorëve të ndërhyjnë dhe të frenojnë katastrofën që po shpaloset.

"Shkalla dhe shpejtësia e zbritjes së Sudanit drejt vdekjes dhe shkatërrimit është e paprecedentë. Pa mbështetje të fortë ndërkombëtare, Sudani mund të bëhet shpejt një vend i paligjshmërisë, duke rrezatuar pasiguri në të gjithë rajonin," tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në një konferencë premtuese.

Ushtria sudaneze, e udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, që nga 15 prilli po lufton me forcat paraushtarake të komanduara nga ish-zëvendësi i tij Mohamed Hamdan Daglo, pasi të dy ranë në një luftë të ashpër për pushtet. Kombet e Bashkuara kanë dy apele për trajtimin e krizës - reagimin humanitar brenda Sudanit dhe reagimin e refugjatëve jashtë kufijve të tij, shkruajnë mediat e huaja. Apelimet kanë nevojë për 3 miliardë dollarë këtë vit, por janë më pak se 17 për qind të financuara deri më tani.

antonio guetteres

Sondazh

Poll