Bota

'Inspektim' në Podujevë/ Kurti ua pret shkurt gazetarëve: Vetëm për Lajçakun dhe Escobarin mos më pyesni

Në momentin që gazetarët u bënë gati t'i drejtonin pyetjet, ai kërkoi që mos ta pyesin për Escobarin e Lajçakun, dy kryenegociatorët për dialogun Kosovë – Serbi.

19 Qershor 2023, 20:30 Nga a.l
'Inspektim' në Podujevë/ Kurti ua pret shkurt
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Podujevë ka folur për tre policët e rrëmbyer nga forcat srbe. Në momentin që gazetarët u bënë gati t'i drejtonin pyetjet, ai kërkoi që mos ta pyesin për Escobarin e Lajçakun, dy kryenegociatorët për dialogun Kosovë – Serbi. Ai njoftoi se nesër tre policët kosovarë do të vizitohen nga Jetish Jashari, që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

“Tre policët të cilët u rrëmbyen me 14 qershor dhe po mbahen rob dhe po mbesin peng në Serbi të vizitohen nesër nga ambasadori ynë Jetish Jashari që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Siç ka thënë edhe departamenti amerikan, duhet të lirohen dhe pa kushte e të pacenuar”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu tha se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç do të ndodhë vetëm pas shtensionimit të situatës në veri. 

“Unë kam kërkuar që të takohen siç në javën e kaluar, por më thanë se duhet të de-eskalohet gjendja. Në vend të de-eskalimit patëm rrëmbim të policëve”, ka thënë ndër tjerash kryeministri.  

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll