Bota

Pas protestave, Moldavia shpall 'jokushtetuese' partinë pro-ruse Shor

Shore nuk komentoi menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nënkryetarja e partisë, Marina Tauber, dënoi veprimet e gjykatës më herët sot. 

19 Qershor 2023, 16:27 Nga a.l
Pas protestave, Moldavia shpall 'jokushtetuese' partinë pro-ruse
Moldavi

MOLDAVI- Gjykata Kushtetuese e Moldavisë shpalli partinë pro-ruse Shor "jokushtetuese".  Partia, e udhëhequr nga biznesmeni në mërgim, Ilan Shor, ka udhëhequr prej muajsh protesta në vendin e vogël në kufi me Ukrainën dhe Shor është akuzuar nga Perëndimi se po përpiqet të destabilizojë vendin.

 Deputetët e partisë do të ruajnë vendet e tyre në Parlamentin e Moldavisë si të pavarur, pa të drejtë t’u bashkohen grupeve të tjera parlamentare, shkruajnë mediat e huaja. 

Shore nuk komentoi menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nënkryetarja e partisë, Marina Tauber, dënoi veprimet e gjykatës më herët sot. 

moldavi

Sondazh

Poll