Aktualitet

Digjet linja përcjellëse në Gjirokastër, ngelen pa drita 10 mijë banorë

10 Tetor 2019, 18:33 Nga DOSJA
Digjet linja përcjellëse në Gjirokastër, ngelen pa drita 10

GJIROKASTËR– Pesë lagje kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e djegies së një linje përcjellëse të rrymës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, teksa ka rënë zjarr në linjën përcjellëse të tensionit në lagjen “Zinxhira”.

Mësohet se pa energji elektrike kanë mbetur pesë lagjet:  Zinxhira, Dunavat i Pare, Dunavat i Dyte, Manalat dhe Cfakë, ku banojnë 10 mijë banorë.

Burimet paraprake bëjnë me dije se zjarri ka ndodhur si pasojë e ngarkesës së lartë dhe për rrjedhojë është djegur e gjithë linja përcjellëse e energjisë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses që kanë shuar flakët. Investimi i fundit në këtë linjë është bërë vetëm pak muaj më parë nga njësia e OSHEE-së në Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen linja percjellse gjirokaster digjen linja percjellse gjirokaster

Sondazh

Poll