Sport

“Euro 2024”/ Pas tri barazimeve, Kosova kërkon fitoren e parë përballë Bjellorusisë!

Bjellorusia është e vetmja skuadër në Grupin ‘I’ që pas tre ndeshjeve të para nuk kanë ende pikë dhe ndodhen të fundit në tabelë.

19 Qershor 2023, 14:32 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Pas tri barazimeve, Kosova kërkon fitoren e

KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë brenda pak ditëve në muajin qershor, që është e vlefshme për kualifikimin e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

“Dardanët barazuan 0-0 me Rumaninë të premten në Prishtinë, ndërsa sonte do të përballen në transfertë me Bjellorusinë, ndeshja e cila do të startojë në Budapest të Hungarisë nga ora 20:45 në Szusza Ferenc Stadion.

Bjellorusët janë të ndaluar nga UEFA dhe FIFA t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpinë e tyre dhe kjo është arsyeja që presin Kosovën në një terren neutral. Bjellorusia është e vetmja skuadër në Grupin ‘I’ që pas tre ndeshjeve të para nuk kanë ende pikë dhe ndodhen të fundit në tabelë.

Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren, pasi në tre sfidat e para ka tre barazime. Si për bjellorusët ashtu edhe për “Dardanët” fitorja është obligim nëse duan të vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll