Sport

Jesus Navas, i pari në histori që fiton Kupën e Botës, Euron dhe Nations League…

Jesus Navas festoi me Spanjën fitimin e Nations League dhe u bë lojtari i parë në histori që fitoi Kupën e Botës, Euron dhe kompeticionin e sapokrijuar.

19 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Jesus Navas, i pari në histori që fiton Kupën e Botës, Euron

HOLANDE - Spanja festoi fitimin e Nations League, duke mposhtur Kroacinë me penallti, pasi të dy skuadrat nuk arritën të shënonin në 120 minuta .

Luis De la Fuente ftoi kapitenin e Sevillas, Jesus Navas, në ekipin kombëtar dhe ai bëri histori, pasi u bë lojtari i parë në histori, që fitoi Kupën e Botës, Euron dhe Nations League.

Mbrojtësi 37-vjeçar ishte pjesë e skuadrës së vitit 2010 që fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.  Dy vjet më pas, festoi në europianin, Ukrainës dhe Polonisë, për të ardhur dhe festuar 11 vjet pas dhe Nations League. Navas humbi Evropianin e mëparshëm të Spanjës në 2008.

Jesus Navas, i pari në histori që fiton Kupën e Botës, Euron

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...