Sport

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, kundër "politikave" të Arabisë Saudite...

“Gabimi ishte i ngjashëm me Kinën kur morën lojtarë që janë në fund të karrierës së tyre”, ka shpjeguar slloveni.

19 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, kundër "politikave"

ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka komentuar kalimin e një numri futbollistësh yje në kampionatin e Arabisë Saudite.

Siç dihet, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema tashmë janë përfshirë në kampionatin saudit, ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë, duke përfshirë Luka Modric, Sergio Ramos,  Hakim Ziyech, Pierre-Emerick Aubameyang, Jordi Alba, Sergio Busquets,  Kalidou Koulibaly dhe të tjerë, janë në garë për një transferim në kampionatin saudit.

“Ky është një gabim për futbollin në Arabinë Saudite. Pse është ky problem për ta? Sepse duhet të investojnë në akademi, duhet të sjellin trajnerë dhe të zhvillojnë lojtarët e tyre. Sistemi i blerjes së lojtarëve, që pothuajse e kanë mbaruar karrierën nuk është sistemi që zhvillon futbollin”,- është shprehur Ceferin.

“Gabimi ishte i ngjashëm me Kinën, kur ata morën lojtarë që janë në fund të karrierës së tyre. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë, se kampionatet dhe turnetë më të fortë janë në Evropë. Ne nuk kemi humbur lojtarët tanë kryesorë. Ata shkojnë diku tjetër në fund të karrierës së tyre për të fituar më shumë para”,- shtoi shefi i UEFA-s, cituar nga agjencitë botërore të lajmeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...