Sport

Rrezikon 4-12 vite burg! Verdiktin për Dani Alves, gjykata do ta japë në vjeshtë…

Braziliani përballet me 4 deri në 12 vite burg dhe dënimi do të shpallet në vjeshtë.

19 Qershor 2023, 11:40 Nga DOSJA
Rrezikon 4-12 vite burg! Verdiktin për Dani Alves, gjykata do ta japë

SPANJE - Gjykata spanjolle do të vendosë për rastin e përdhunimit kundër ish-lojtarit të  Barcelonës dhe Seleção, Dani Alves në vjeshtë, raporton gazeta katalanase ‘Sport’.

Vendimi do të shpallet në tetor ose nëntor dhe kësaj do t'i paraprijë një seancë përfundimtare, - shkruan botimi në fjalë. 

Më 20 janar, u bë e ditur se Alves ishte arrestuar në Spanjë për një rast ngacmimi seksual dhe më pas është në paraburgim, me një akuzë ku braziliani mund të përballet me 4 deri në 12 vjet burg.

Më herët, ish-futbollisti i “blaugrana” deklaroi se ishte i pafajshëm dhe se marrëdhëniet intime me vajzën, që e akuzonte për përdhunim, ishin konsensuale. Në media ka dalë edhe dëshmia e vajzës para efektivëve të rendit, e cila ka ardhur pas një thirrjeje në një klub nate në Barcelonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...