Sport

Presidenti Perez i jep fund thashethemeve për Kylian Mbappe… (video)

Florentino Perez u dha fund zërave që Kylian Mbappe të transferohej te Real Madrid këtë verë.

19 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA

Presidenti Perez i jep fund thashethemeve për Kylian Mbappe… (video)

SPANJE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të qartë se Joselu (José Luis Mato Sanmartín), ish-sulmuesi i Espanyol, do të jetë shtesa e fundit e ‘mbretëreshës’ në afatin kalimtar të verës.

Kështu u dha fund Perez skenarëve për kalimin e Kylian Mbappe te ‘Merengues’, teksa zbuloi planet e transferimit të skuadrës. Në veçanti, ai u pyet nga miqtë e skuadrës në rrugë, nëse klubi do të blejë ndonjë një tjetër lojtar pas Joselu-t, ku 76-vjeçari sqaroi se sulmuesi spanjoll do të jetë transferimi i fundit i verës.

Tashmë, pas zhvillimeve të fundit, Mbappe do të mbetet ashtu siç kishte deklaruar vetë në Paris Saint-Germain dhe do të jetë i lirë në verën e vitit 2024 .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...