Sport

Megi Doçi bën 'analistin' dhe kritikon lojën e sulmuesit Myrto Uzuni: “Vraponte pa ide, Asani luajti 10 herë më mirë”...

“Sa herë sulmonte ekipi ynë, Uzuni ishte i mbyllur afër Cikalleshit në vend që të ishte i hapur në krah. Analistë pa pikë lidhje”.

19 Qershor 2023, 13:54 Nga DOSJA

Megi Doçi bën 'analistin' dhe kritikon lojën e

TIRANE - Golashënuesja e Vllaznisë, Megi Doçi ka bërë një koment në rrjetet sociale, ku kritikon Myrto Uzunin për paraqitjen e bërë me Moldavinë, ndeshje në të cilën kuqezinjtë triumfuan 2-0.

Sulmuesja e skuadrës shkodrane shkruan me superlativa për Jasir Asanin, ndërsa evidenton vendosjen në fushë të Uzunit.

Megi Doçi bën 'analistin' dhe kritikon lojën e

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Sylvinho shkëlqeu në stadiumin “Air Albania”. Por, për Megi Doçin ndeshja nuk ka shkuar si duhet për sulmuesin beratas. Në facebook, Doçi shkruante:

“Jasir Asani ka luajtur 10 herë më mirë se Myrto Uzuni. Asani më i shpejtë dhe pozicional, shënoi një super perlë. Shpërthime herë pas here në krah. Uzuni vetëm vraponte kot pa ide dhe pa pozicion si me qenë duke luajtur në lagje.

Sulmuesi duhet të jetë i frikshëm për mbrojtësin, jo për të mos u dallu në fushë aspak. Sa herë sulmonte ekipi ynë, Uzuni ishte i mbyllur afër Cikalleshit në vend që të ishte i hapur në krah. Analistë pa pikë lidhje”.

Megi Doçi bën 'analistin' dhe kritikon lojën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll