Sport

Luka Modric ka “vendosur” për të ardhmen e tij në kombëtare

Luka Modric, 37 vjeç, tha se kishte "marrë një vendim" për të ardhmen e tij me Kroacinë, pasi skuadra e tij humbi finalen e Nations League ndaj Spanjës.

19 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA
Luka Modric ka “vendosur” për të ardhmen e tij në

HOLANDE - Të dielën, Kroacia humbi një tjetër finale. Këtë herë kundër Spanjës, në Nations League (0-0, 4-5 me penallti). 

Shumë kohë për Luka Modric? Në moshën 37-vjeçare dhe pas 166 ndeshjeve, mesfushori i Real Madrid tha se kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij.

I pyetur për të ardhmen e tij me Kroacinë, “Topi i Artë” 2018 u përgjigj: “Kam marrë një vendim për të ardhmen time në kombëtare, por nuk do ta zbuloj sot (e diel)”.

Në rast të ndërprerjes së aktiviteti ndërkombëtar me kombëtaren, Luka Modric do të jetë në gjendje, pavarësisht mungesës së një trofeu kolekttiv, të kujtojë me krenari rrugët e ndryshme të Kroacisë (finalist i Kupës së Botës 2018, i treti në 2022).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll