Sport

VD/ Ish e dashura e Antonit, tregon dhunën e tmerrshme që është ushtruar mbi të, kërcënimet me vdekje, deri te abordi…

Gabriela Cavallin thotë se ajo humbi një fëmijë, kur lojtari brazilian ishte ende te Ajax

19 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA

VD/ Ish e dashura e Antonit, tregon dhunën e tmerrshme që

BRAZIL - Gabriela Cavallin, një DJ dhe influencuese braziliane, që kishte një lidhje me Antony, një lojtar i Manchester United, dha një intervistë për TV Record, në Brazil, ku detajoi agresionet që dyshohet se ka pësuar nga ndërkombëtari i ‘selecaos’.

DJ thotë se ishte sulmuar dhe kërcënuar me vdekje dhe kujton atë që lojtari i tha: "Nëse nuk qëndron me mua, nuk do të rrish me askënd tjetër. Gjithçka do të përfundojë këtu për ty, do të vdesim bashkë, unë, ti dhe djali ynë."

VD/ Ish e dashura e Antonit, tregon dhunën e tmerrshme që

Gabriela tha se ishte viktimë e dhunës që kur ishte shtatzënë dhe se përfundoi duke humbur fëmijën. "Në atë moment vdiqa. Më zuri paniku, fillova të qaja shumë. Kisha një lindje 30-orëshe. Ishte trishtimi më i madh i jetës sime",- ka pranuar ajo, duke shpjeguar se çifti në atë kohë ndodhej në Amsterdam, ku Antoni përfaqësonte Ajax-in. "Ai ishte kthyer nga pushimet dhe më telefonoi. Ai thjesht po kërkonte falje, duke thënë se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur".

Influencuesi më vonë raportoi një episod agresioni në Mançester, në të cilin një protezë gjiri, u zhvendos. “Kisha gulçim, m’u duk sikur do të vdisja. Ai filloi të shihte se ishte serioze dhe ndaloi. Thirri një punonjës nga Mançesteri, një lloj “punëtori”, i cili u kërkoi dy mjekëve të vinin në banesën time”,- shpjegoi ajo, duke shtuar se i janë dashur më shumë se 40 qepje në pjesën e brendshme të gjoksit.

VD/ Ish e dashura e Antonit, tregon dhunën e tmerrshme që

Gabriela tha gjithashtu se lojtari bëri gjithçka për ta penguar atë të largohej nga vendi.  “Më theu valixhen dhe ma mbajti pasaportën. Ma theu celularin, nuk më linte të dilja jashtë. Qëndrova aty nga ora 22 deri në afërsi të orës 03:30. Thjesht doja të dilja nga aty, por më tha se do të largohesha vetëm pasi të fshija gjithçka”,- kujton ajo, duke shtuar se është larguar nga vendi, vetëm pasi ka ardhur fizioterapisti i Antonit. Unë mendoj se nëna e tij thirri fizioterapistin, askush nuk mund ta kontrollonte atë."

Influencuesja garanton se do të shkojë në Angli për të bërë një ankesë formale. "Do të shkoj me një avokat, me një masë mbrojtëse dhe me prova. Nëse është e nevojshme, do të shkoj pas dëshmitarëve, do të shkoj në klub te kerkoj punonjesin, qe thirri mjeket, do të shikoj kamerat e sigurise... do bëj çfarë të duhet. Po shkoj ne Angli ta denoncoj për sulm, mosndihmë, burg të rrejshëm, abuzim psikologjik dhe për çdo gjë që ai më bëri mua”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll