Sport

Pas Messit, edhe Sergio Busquets e mbyll me Inter Miamin!

Skuadra amerikane e Inter Miamit është gati të nënshkruajë me Sergio Busquets.

19 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Pas Messit, edhe Sergio Busquets e mbyll me Inter Miamin!

SPANJE - Pas 18 vitesh në “familjen” e Barcelonës dhe 15 në ekipin e parë, Sergio Busquets, u nda me dashurinë e tij të madhe. 

Mesfushori spanjol pas 719 ndeshjeve me ‘blaugranët’, ku shënoi 18 gola dhe 45 asistime me katalanasit, është në kërkim të ndalesës së radhës në karrierën e tij dhe ajo nuk do të jetë në Arabinë Saudite. 

Gjithçka tregon se Busquets do të bëhet sërish bashkëlojtari i Lionel Messit, pasi Inter Miami do t'ia bëjë realitet dëshirën yllit argjentinas.

Në orët në vijim do të ketë një njoftim zyrtar të amerikanëve për mesfushorin spanjol dhe ka shumë gjasa që të ketë një marrëveshje të menjëhershme. 

Përveç Messit, Interi kërkon Busquets, Suarez, ndërsa interesim të fortë ka shfaqur edhe për Di Maria. Me nëntë liga, shtatë kupa dhe tre liga të kampionëve, Busquets shkroi historinë e tij me Barcelonën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...