Bota

Arrestimi i 3 policëve/ Komandanti i “Kobras” serbe i përgjigjet Kurtit: Nuk kemi hyrë në Kosovë, por me urdhër të Vuçiç…

Komandanti serb Darko Gjoshiç ka deklaruar se pjesëtarët e tij nuk kanë hyrë në territorin e Kosovës, por nëse marrin urdhër nga Vuçiç do ta zbatojnë.

19 Qershor 2023, 10:24 Nga f.i
Arrestimi i 3 policëve/ Komandanti i “Kobras” serbe i
Darko Gjoshiç

SERBI- Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e tij nuk janë futur në territorin e Kosovës, por nëse marrin urdhër do ta zbatojnë.

Komandanti serb Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviç.

"Njësia ‘Kobra’ e Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në Kosovë, por me urdhër të kryekomandantit Aleksandër Vuçiç angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug".

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2023, 09:49 k.m.

Futbollisti brazilian grabitet në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Futbollisti i njohur i Olympiacos-it, Rodney Marcelo de Almeida, i njohur si Rodney, është grabitur gjatë natës....