Sport

Marrëveshja e Ancelottit me Brazilin është mbyllur, do të shpallet në fund të qershorit

Sipas asaj që raportoi gazetari i “ge.globo” gjatë transmetimit të ndeshjes miqësore mes Brazilit dhe Guinesë, Carlo Ancelotti ka pranuar të marrë përsipër “Seleção”.

19 Qershor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Marrëveshja e Ancelottit me Brazilin është mbyllur, do të

SPANJE - Gazetari Luis Roberto, i cili transmetoi ndeshjen miqësore mes Brazilit dhe Guinesë (përfundoi 4-1 në favor të "Seleção") për llogari të "TV Globo" zbuloi gjatë ndeshjes se trajneri Carlo Ancelotti ka shtërnguar duart me federatën braziliane.

Gazetari supozoi se italiani do të marrë drejtimin teknik të ‘selecaos’ ose në janar, ose qershor të 2024, sepse ka kontratë me Real Madridin deri në verën e ardhshme. Ai madje theksoi se shpallja dhe zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet në fund të qershorit, pas përfundimit të ndeshjeve miqësore të Brazilit.

Skenari më i mundshëm, natyrisht, është që trajneri italian të marrë detyrat e reja, pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, pra verën e ardhshme. Kjo pasi ai vështirë se do të "respektojë" kontratën e tij me madrilenët dhe do të zgjedhë të largohet në Real Madrid në mes të sezonit, thjesht sepse atëherë konsiderohet fillimi i sezonit në Brazil.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...