Sport

De La Fuente bëhet trajneri i katërt që i jep Spanjës një trofe, atë që i mungonte...

De La Fuente fitoi Nations League në finale kundër Kroacisë me penallti dhe i bashkohet listës së trajnerëve që i kanë dhënë trofeu kombëtares spanjole.

19 Qershor 2023, 09:45 Nga DOSJA

De La Fuente bëhet trajneri i katërt që i jep Spanjës

SPANJE - Në një dramë nervoze, që nuk pati gola në kohën normale , as në kohën shtesë, Spanja mundi Kroacinë 5-4 me penallti me portierin Simon, si heroin që fitoi titullin e parë të Nations League.

Luis De La Fuente ishte afër largimit pas kritikave, por pas ndeshjeve ndaj Italisë dhe Kroacisë duket se klima po ndryshon në drejtimin e tij.

Në fakt, trajneri spanjol 61-vjeçar po i bashkohet një “klubi” të mbyllur. Ai bëhet vetëm trajneri i katërt që i jep një titull kombëtares spanjole. 

Në vitin 1964, ‘La Roja’ e Spanjës fitoi Euron me Llorente, në 2008 Aragones fitoi përsëri Europianin, ndërsa del Bosque fitoi Botërorin (2010) dhe Euro (2012).

De La Fuente bëhet trajneri i katërt që i jep Spanjës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2023, 08:02

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam&nb...