Sport

Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

Portieri nga Murgia (Álava) u hakmor për dështimin që çoi në eliminimin e dhimbshëm në 1/16 e Botërorit të fundit në Katar ndaj Marokut nga pika e penalltisë.

19 Qershor 2023, 08:02 Nga DOSJA
Hakmarrja e madhe e Unai Simón!

HOLANDE - Unai Simón është veshur si hero këtë të dielë në stadiumin 'De Kuip' në Roterdam . Portieri i Athletic tërhoqi kthetrat e tij në një penallti të gjallë kundër Kroacisë dhe priti dy penallti të goditura nga Majer dhe Petkovic që ishin vendimtare për skuadrën spanjolle për të fituar Ligën e Kombeve të parë në historinë e saj, titullin e parë nën drejtimin e trajnerit De la Fuente'.

Portieri nga Murgia (Álava) u hakmor për dështimin që çoi në eliminimin e dhimbshëm në 1/16 e Botërorit të fundit në Katar ndaj Marokut nga pika e penalltisë. Pak ditë më parë, portieri i skuadrës së Afrikës së Veriut, lojtari i Sevillas, Bono, zbuloi se Unai Simón i kishte thënë në një bisedë të shkurtër se kishte shkruar në një copë letër ku do të gjuanin lojtarët marokenë. Portieri bask u etiketua si personi i cili mund të ishte kyç në suksesin e përfaqësueses spanjolle.

Kundër Kroacisë, Unai Simón nuk u pa me asnjë copë letër në të cilën të kishte shkruar të gjitha profilet e gjuajtësve kroatë të penalltive. Kësaj radhe ‘prerja’ ishte në kokë dhe përqendrimi i tij ishte maksimal në momentin kyç të finales. Me një veshje tërësisht në të bardha, numri '23' i La Roja u shndërrua në një gjigant ndaj futbollistëve kroatë, të cilët prej 120 minutash nuk kishin mundur ta mposhtin. Nga pika e bardhë sërish ata gabuan në dy raaste duke I dhënë mundësinë gardianit spanjoll të shndërrohej në heroin e finales. Vlasic, Brozovic, Modric dhe Perisic arritën ta mposhtin, por Majer dhe Petkovic u përplasën me një këmbë dhe një dorë nga Unai Simón, i cili kështu neutralizoi gjuajtjet e tyre përkatëse.

Në Euro 2020, portieri i Bilbaos ishte heroi edhe në çerekfinalet ndaj Zvicrës pasi ndaloi dy penallti në gjuajtjen e Schar dhe Akanji, edhe pse në gjysmëfinale, sërish me shortin e penalltive për të përcaktuar fituesin, atë që ndaloi, të Locatellit, nuk mjaftoi për të lënë Italinë jashtë.

Unai Simón i dha vetes Ligën e Kombeve pasi mbushi 26 vjeç vetëm një javë më parë. Bilbao vlerësoi paraqitjen e jashtëzakonshme të portierit të saj fillestar dhe e bëri të ditur në Twitter, ku publikoi një foto të Unai Simón me një fjalë: “Portier i madh”, shoqëruar me një ikonë luani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll